• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zvicra feston përvjetorin e pavarësisë, 727 vjet pas…
Home
Nderkombetare

Zvicra feston përvjetorin e pavarësisë, 727 vjet pas…

1 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Shteti i Zvicrës sot mbushi 727 vjet. Ajo sheh prapa një histori të bujshme përpjekjesh dhe suksesesh.

Në vitin 1291 Uri, Schëyz dhe Unterwalden lidhën bashkë një aleancë. Në vitet 1332 deri 1513 kësaj iu bashkangjitën edhe Berna, Cyrihu, Glarusi, Soloturni, Friburgu, Lucerna, Zugu, Qyteti dhe Rrethina e Baselit, Shafhauseni, Apenzeli. U krijua një federatë qytetesh dhe rrethinash.

Nga 1527 deri 1531 Zvicra ka përjetuar periudhën e refomacionit. Kjo e ndau federatën në katolikë dhe protestantë. Për 200 vite, këto kampe luftuan njëri-tjetrin. Më 1798 bie Besëlidhja. Trupat franceze të Napoleonit marshojnë në Zvicër. Vendi bëhet një shtet nën protektoratin e Francës – Republika Helvetike.

Në periudhën ndërmjet 1803 deri 1815 ndodh rilindja e Federatës. Asaj i bashkëngjiten kantone të tjerë: SG, GR, AG, TG, TI, VD, VS, NE, GE. Në këtë kohë Zvicra fiton kufijtë që ka edhe sot. Në Kongresin e Vjenës, në vitin 1815, vendet fqinje e njohën neutralitetin e Zvicrës.

Më 1847 Zvicra rrëshqet në një luftë qytetare mes kantoneve konservative katolike dhe atyre liberale protestante. Të parët kërkonin ruajtjen e Konfederatës, të dytët kërkonin një shtet të centralizuar. Shteti i sotëm i Zvicrës është krijuar më vitin 1848 me mbarimin e luftës qytetare përmes një kompromisi. Zvicra konstituohet si një konfederatë me një kushtetutë federative.

Kantonet fitojnë me këtë autonomi të mëdha. Në vitin 1874 bëhet një revizion i përgjithshëm i kushtetutës. Kjo i forcon të drejtat qytetare dhe të federatës në kurriz të kantoneve.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore Zvicra mbetet neutrale dhe kursehet nga ajo. Shteti Helvetik bëhet strehë e mijëra hebrenjve.

Periudha 1945 deri 1975 njeh një konjukturë të lartë ekonomike. Në këtë kohë inkurajohet edhe migracioni i të huajve. Në vitin 1947 themelohet shtylla e parë e sigurimit social – AHV. Në 71-shin futet e drejta e votës dhe zgjedhjes për gratë në rrafsh nacional.

Në vitin 1979 themelohet Kanton Jura. Dy vite më vonë ndodhin marrëveshjet bilaterale me Unionin Evropian. Në vitin 2002 Zvicra bëhet anëtare e OKB-së. 2014-ta do mbahet mend për Iniciativën e Migracionit Masiv, e cila u pranua me 50.2 për qind. Sivjet Zvicra u vërshua nga valë refugjatësh kosovarë, por sidomos nga vatrat e krizës në Lindjen e Afërt dhe Afrikë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pas Përmetit, policia asgjeson edhe 853 fidanë kanabis në Gjirokastër
Previous article MAKINA PËRFSHIHET NGA FLAKËT/ Pamjet e automjetit teksa SHKRUMBOHET afër Kishës së Laçit

k.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT