• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ZVËRNECI”/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja
Home
Politikë

“ZVËRNECI”/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

10 June, 2026 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me projektin në Zvërnec sot në 10 qershor.

Rama ka marrë për shembull këtë herë Greqinë. Kreu i qeverisë shprehet se vendi fqinj vijon që të “shitet” tek të huajt me sukses, kurse shqiptarëve iu janë futur xixat me njëri-tjetrin dhe zihemi edhe për faktin sesa bëjnë një plus një.

Rama deklaron se nuk ka vend në botë dhe qeveri që të mos pranojë investimet e huaja madhore, pasi ata vetëm e rrisin ekonominë vendase.
Kryeministri përmend ishullin e njohur grek Mykonos, teksa deklaron se në atë vend po bëhen investime të rëndësishme nga të huaj.

Postimi i kryeministrit Rama:

GREQIA VAZHDON “TË SHITET TEK TË HUAJT” ME SUKSES, KURSE NE NA I KANË FUTUR XIXAT NGA TË KATËR ANËT QË TË ZIHEMI MESVETI EDHE PËR 1+1 QË BËJNË 2, E TË VIJMË VËRDALLË NË UDHËKRYQ KUR KONKURENCA VAZHDON VRAPIN PËR MË SHUMË INVESTIME TË HUAJA…

PO SI MUND T’I MBYLLIM NE RRUGËT PËR KAPITALET E MËDHA, TANI QË ATO PO NISIN TË VIJNË NË SHQIPËRI PAS TËRË MUNDIT TË MADH QË KEMI BËRË PËR TË ARDHUR NË KËTË PIKË?!

PO TËRË BOTA E ZHVILLON TURIZMIN DHE EKONOMINË DUKE U MATUR ME SA INVESTIME TË HUAJA TËRHEQ, NDËRSA NE DO TË MATEMI ME SA REZISTOJMË KUNDËR TYRE?!

KJO ËSHTË NJË FTESË PËR VETËPRAPAKTHIM KOLEKTIV QË SHQIPËRIA NUK MUND, NUK DUHET DHE NUK KA PËR TA PRANUAR

Ja përmbajtja e artikullit:

Marka të mëdha ndërkombëtare të hotelerisë po investojnë në Mykonos, ku hotele të reja me pesë yje nga Four Seasons, Fouquet’s dhe MGallery janë planifikuar të hapen së shpejti.

Pavarësisht tensioneve gjeopolitike dhe një sezoni sfidues për turizmin, Mykonos vazhdon të mbetet një nga destinacionet premium më të rëndësishme në Mesdhe.

Kompanitë ajrore po rrisin numrin e vendeve të disponueshme në fluturimet ndërkombëtare për sezonin 2026, me një rritje prej 7.1% të kapacitetit hyrës.

Po shtohen gjithashtu linja të reja ajrore nga Roma, Londra, Abu Dhabi dhe Dubai, duke forcuar më tej lidhjet ndërkombëtare të Mykonosit.

Një resort i ri me pesë yje, me vlerë mbi 100 milionë euro dhe i lidhur me investitorin egjiptian Naguib Sawiris, pritet të hapë dyert në maj të vitit 2027

Kryeministri shqiptar e kishte krahasuar projektin në Zvërnec me Costa Navarinon në vendin fqinj. Po për projektin në Zvërnec ka pasur reagime dhe nga Athina zyrtare, teksa kreu i qeverisë ka thënë kjo vjen, sepse fqinjët ndjejnë konkurrencën për turizmin.”zvërneci”/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA NË TIRANË/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Previous article E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

s.autor

Postime të ngjashme

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga Politikë

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT