• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Zv.ministrja Kospiri: Ndihmë ekonomike vetëm kush e meriton, fund rasteve abuzive
Home
Sociale

Zv.ministrja Kospiri: Ndihmë ekonomike vetëm kush e meriton, fund rasteve abuzive

16 February, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Me 4 makina apo page 1.5 milion dhe përfitonin ndihmë ekonomike “Familjet që nuk plotësojnë kriteret të riaplikojnë në Bashki” Jemi në fazën kur ka përfunduar vlerësimi i parë i aplikuesve në skemën e ndihmës ekonomike, e cila po shtrihet ne te gjitha qarqet e vendit.

Kjo skeme e re garanton që pagesa e ndihmës ekonomike shkon te familjet më në nevojë. Për herë të parë kanë patur mundësi aplikimi 18 mijë aplikues të cilët deri dje përjashtoheshin për shkak të kritereve përjashtuese të skemës së vjetër: Nese ndryshoje vendbanim (nga nje zone ne tjetren) nuk e merrje ndihmen ekonomike, sot ky kriter eshte hequr dhe keto familje po perfshihen ne skemen e re. Sistemi i ri është transparent. Kjo skeme funksionon përmes regjistrit elektronik, i cili duke qenë i lidhur me të gjitha sistemet online, të tatimeve, zyres se punesimit, te hipotekave, drejtorisë së transportit, sigurimet shoqërore, etj ELEMINON abuzuesit, të cilët deri dje përfitonin PA TË DREJTË pagesën e ndihmës ekonomike dhe numri rritej artificialisht, duke bërë që fondi të copëtohej në shuma të papërfillshme për familjet që janë vërtet në nevojë.

Për ta konkretizuar, cfare ben sistemi automatik? Nxjer jashte abuzuesit sic jane keto raste me 4 makina apo page 1.5 milion dhe përfitonin ndihmë ekonomike. Dhe janë evidentuar mijëra raste te tilla, të cilët përfitonin ndihme ekonomike në kurriz të atyre që ishin në nevojë dhe sot e përfitojnë ndihmën ekonomike të plotë. Po ku shkojnë sot fondet e ndihmës ekonomike:

Keto fonde sot i perfiton nje familje qe deri dje merrte nje pagese minimale, edhe vetëm 1 mije lekë, ndersa sot merr ndihme te plote 8 mijë lekë. Pra me skemen e re ka vetëm ndihmë ekonomike të plotë! Pas fazes se pare, ka nisur verifikimi rast pas rasti nga sistemi elektronik dhe po vijohet edhe me verifikim në terren. Cdo ditë po identifikohen derë më derë të gjithë ato familje që nuk janë kualifikuar në këtë fazë. Dhe sigurisht ka familje në nevojë të cilat nuk arrijnë të plotësojnë kriteret dhe nuk përfitojnë nga skema, por këto familje nuk e humbasin mbështetjen ekonomike.

Nëpërmjet rivlerësimit ato rikthehen si pjesë e skemës duke aplikuar në Bashki. Te gjitha Bashkive u është dhënë një fond prej 6% të fondit të ndihmës ekonomike për këto familje që nuk plotësuan kriteret për t’u futur në sistem. Ndaj i drejtohemi cdo familje që nuk ka fituar ne kete faze, por që realisht është në nevojë, që të paraqiten menjëherë për aplikim pranë bashkive, të cilat duhet të përdorin fondin e vënë në dispozicion për këto raste, fond i cili tashmë eshte dyfishuar nga 3 ne 6% .

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ministrja Gjonaj: Ndihma juridike falas nuk ka funksionuar. Brenda shkurtit hapet burgu i Shkodrës
Previous article Skualifikohet Suela Mëhilli. Gabim teknik në garën e slalomit special

Redaktor2

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT