• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZOTOHET PËR HAPJEN E NEGOCIATAVE/ Presidentja e KE: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përmbushur kriteret
Home
Politikë

ZOTOHET PËR HAPJEN E NEGOCIATAVE/ Presidentja e KE: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përmbushur kriteret

10 January, 2020 k.autor Politikë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von del Leyen, tha se muajt e ardhshëm janë të rëndësishëm sa i përket raporteve të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Muajt e ardhshëm janë veçanërisht të rëndësishëm për marrëdhëniet tona me Ballkanin. Kroacia është një mbështetëse e madhe e kësaj çështjeje”, tha presidentja e KE-së.

Ajo i bëri komentet në Zagreb të Kroacisë, gjatë një konferencë për media së bashku me kryeministrin Andrej Plenkoviq.

Presidentja e Komisionit Evropian u zotua për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Këto vende kanë përmbushur kriteret dhe ne duhet të përmbushim premtimin tonë”, tha ajo, duke shtuar se BE-ja nuk duhet të ndryshojë kushtet për këto vende, por vetëm të përmirësojë metodologjinë e negociatave.

Franca dhe Holanda kanë penguar nisjen e bisedimeve për këto dy vende vitin e kaluar, duke nxitur zhgënjim dhe shqetësim për shkak të mundësisë së rritjes të ndikimit rus dhe atij kinez në Ballkanin Perëndimor.

Presidenti francez, Emmanual Macron, ka thënë këtë javë se ai dëshiron që samiti BE-Ballkan, që është caktuar të mbahet në muajin maj, “të jetë moment i unitetit” për Evropën.

Më 1 janar të këtij viti, Kroacia mori në udhëheqje presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian. Kjo pozitë funksionon në bazë të rotacionit, çdo gjashtë muaj, mes vendeve anëtare të BE-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I BESOHET SUPER PROJEKTI/ Qyteza e së ardhmes ndërtohet nga arkitekti i "Teatrit Kombëtar"
Previous article NË FAMILJEN LURI NË TIRANË TË PREKUR NGA TËRMETI/ Rama dhe Veliaj japin lajmin e mirë: Djali i shtëpisë...

k.autor

Postime të ngjashme

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj Breaking News

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj

REFORMA TERRITORIALE/ Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027 Politikë

REFORMA TERRITORIALE/ Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027

RAMA VENDOSI FLAMINGOT FOTO PROFILI/ Marjana Koçeku ia kthen me IRONI: Mund t’ia sugjeroni edhe... Politikë

RAMA VENDOSI FLAMINGOT FOTO PROFILI/ Marjana Koçeku ia kthen me IRONI: Mund t’ia sugjeroni edhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT