• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ZOTO PAGOI DY KOMPANITË E TIJ…”/ PD nxjerr konkluzionet e ditës së katërt të Komisionit Hetimor: Ja faktet që provojnë vjedhjen e shekullit
Home
Politikë

“ZOTO PAGOI DY KOMPANITË E TIJ…”/ PD nxjerr konkluzionet e ditës së katërt të Komisionit Hetimor: Ja faktet që provojnë vjedhjen e shekullit

20 February, 2022 s.autor Politikë

Partia Demokratike ka publikuar disa të dhëna, ku sipas tyre vërtetojnë gjithmonë e më shumë aferën me inceneratorët.

Në një postim në Facebook, selia blu rendit disa prej gjetjeve të ditës së katërt të Komisionit Hetimor për Inceneratorët.

Sipas PD-së, Klodian Zoto ka paguar veten me dy kompanitë e tij 23 mln euro për punë që nuk janë kryer. Më tej, PD thotë se kanë marrë 20 mln euro paradhënie deri në vitin 2019 kur nuk kanë punuar.

Demokratët theksojnë se administratori i inceneratorit të Fierit nuk e mban mend se si i ka paguar 23 mln euro, të cilat sipas PD-së, duke iu referuar librave të Drejtorisë së Tatimeve, 23 mln euro i ka marrë po Klodian Zoto.

Postimi i PD-së:

Fakte dhe prova që provojnë vjedhjen e shekullit. Detajet që nxori në dritë dita e katërt e komisionit hetimor për inceneratorët

Komisioni Hetimor për aferën e inceneratorëve përditë e më shumë po u fakton shqiptarëve se koka e korrupsionit 430 milionë eurosh është Edi Rama. Falë vendosmërisë së Partisë Demokratike, të gjithë ata që janë përfshirë në këtë aferë që dëmoton interesat e qytetarëve, do të përballen me drejtësinë.

Ja çfarë u vërtetua në seancën e katërt:

Dita 4

Klodian Zoto pagoi veten me dy kompanitë e tij 23 Milionë Euro për punë që nuk janë kryer.

Kanë marrë 20 milionë euro paradhënie deri në vitin 2019 kur nuk kanë punuar.

Inceneratori i Fierit ka marrë kredi me garanci sovrane 69 milion leke për paga te cilaj paguheshin me parate e buxhetit te shtetit

Administratorit të Fierit thotë se nuk e mban mend se si i ka paguar 23 milionë euro po nga librat e Drejtorisë së Tatimeve, 23 milionë euro i ka marrë po Klodian Zoto.

Kompania BCG, ne pronësi të Sevi Zani, punonjëse në inceneratorin e Tiranës dhe Elbasanit ka bërë ofertën e pakërkuar per inceneratorin e me pas ia shet kompanin Klodian Zotos

Pjesë e gares ishte edhe kompania italiane “Energy Recuperator”, një javë pasi fitohet koncesioni prej 28 milion eurosh, shet aksionet me një vlerë prej 200 eurosh.

Administratori i inceneratorit të Fierit Loran Dusha, ka qenë punonjës dhe përfaqësues ligjor i Kompanisë “HermesCommunication” ku ka qenë aksioner Ministri i z. Arben Ahmetaj.

Kompania koncesionare ka ndryshuar 3 herë vend ndërtimin e inceneretorit

Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier i vendos në dispozicion 10 troje publike. Armando Subash zgjedh të vetmin truall i cili është privat, të cilën e shpronëson me çmim dyfish: 460 mln lekë

Klodian Zoto, Mirel Mertiri dhe Stela Gugallja vetë bëjnë abuzimin me buxhetin e shtetit, vetë miratojnë bilancet, vetë i çojnë faturat, vete bejne auditim dhe askush në qeveri, nuk mban përgjegjësi

Janë paguar 23 milionë euro për incenerotorin e Fierit dhe askush nuk e di ku kanë shkuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KAM DËGJUAR ZËRA TË TJERË"/ Momenti i shpëtimit të pasagjerit të bllokuar në anijen e djegur në Greqi
Previous article TENSIONET NË KIEV/ Të shtëna e bombardime në periferi të Donetsk

s.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Politikë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT