Disa prej figurave më të njohura të PD janë pozicionuar para ambienteve të Drejtorisë së Policisë në Tiranë për të kërkuar lirimin e 50 protestuesve të arrestuar ditën e djeshme gjatë protestës së opozitës në formë tubimi
Gazetarja e “News 24” Dorjana Bezat iu afrua ish-deputetit të PD, Edi Paloka duke iu drejtuar atij me emrin Edvin dhe më pas duke i kërkuar ndjesë.
Ai iu kthye me humor duke ironizuar Ramën:
S’e kuptoj pse më thoni Edvin. Vetëm njëri e ka ndërruar emrin nga Edvin e ka bërë Edi, mu baba ma ka vënë Edi që në fillim.”


