Shumë prej mediave e kishin paralajmëruar “suksesin” e Zonjës së Parë të Francës Brigitte Macron.
64 vjeçarja, bashkëshortja e Presidentit të Francës është vënë në vëmendje të mediave si pasojë e lajmit se ajo merr 200 letra në ditë nga adhuruesit e saj.
“Këto të fundit i shkruajnë për stilin e saj, duke e falenderuar për guximin, dhe duke i thënë se edhe një 64 vjeçare mund të veshi minifund”, kështu shkruhet në të shumtën e letrave që adhuruesit i nisin Zonjës së Parë.
Në fakt që në fillim të zgjedhjes së Presidentit të Francës ka patur polemika nga më të ndryshmet lidhur me moshën që ka gruaja e tij.
Tashmë dihet që Zonja e Parë e Francës është më e vjetër se bashkëshorti i saj Emmanuel Macron.
Përgatiti: AlpeNews.al




