• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZONË REZIDENCIALE BANIMI/ Rama në Fushë-Krujë: Shtëpitë e dëmtuara do shemben
Home
Politikë

ZONË REZIDENCIALE BANIMI/ Rama në Fushë-Krujë: Shtëpitë e dëmtuara do shemben

14 December, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Fushë-Krujë, në zonën e zgjedhur për rindërtimin, ku do të sistemohen familjet e mbetura pa mundësi rikthimi në pallatet e dëmtuara rëndë apo shtëpitë e rrënuara rreth e rrotull zonës urbane.

I shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, Kryeministri Edi Rama pa nga afër zonën e zgjedhur për rindërtim si dhe u njoh në vija të përgjithshme me studimin paraprak.

Ministrja Margariti u shpreh se “është përzgjedhur zona që rezulton me më shumë prona-shtet, e cila ka një shtrirje të madhe, kapacitet të lartë dhe mund të akomodojë shumë familje”.

“Deri tani nga studimi paraprak, kjo është një nga mundësitë më të mira që kemi. Po bëhet studimi urbanistik. Kemi edhe nga planet e mëparshme të bashkisë Fushë-Krujë nevoja të ndryshme për rikualifikimin e qendrës dhe për shtimin e qendrave komunitare, qendrave kulturore, që janë hapësira që kanë munguar gjithmonë. Kështu që do t’i bashkëngjiten edhe pjesës së rezidencave”, tha ajo.

Kryeministri kërkoi që ky plan të shikohet menjëherë. “Ne shumë shpejt do ta fillojmë planin por që të bëhet kjo duhet të kemi gjithë inventarin e pronave, sepse pa inventar nuk e fillojmë dot planin. Të kemi të qartë se sa familje janë që absolutisht nuk kanë shans të jetojnë më në shtëpi apo pallate të pabanueshme dhe se çfarë përbërje kanë familjet, në mënyrë që të fillojmë menjëherë planifikimin”, tha Rama.

Në këtë zonë, sipas vlerësimeve paraprake, bëhet fjalë për rreth 250 banesa, të cilat Kryeministri theksoi se do të bëhen në një vend”.

“Jo ik këtej, ik andej. Pra, ne bëjmë një zonë rezidenciale me shumë njësi banimi dhe një zonë me njësi banimi individuale. Ta bëjmë perfekt, model, dhe nuk do të rrimë me banorë që shkojnë hedhin platforma këtej, ngulin shtëpia andej. Ata do të kenë një kusht, do t’i shembin ato shtëpitë e dëmtuara. Tokën nuk ua luan njeri, por ato shtëpi do të prishen dhe do të bëhet tokë bujqësore. Jo edhe këtu edhe atje. Të jetë e qartë kjo punë se fillon loja, shkojnë rindërtojnë atë atje dhe shesin këtë këtu, fillojnë historitë. Jo, ky duhet të jetë një rast që ne një pjesë të këtyre metastazave të këtij zhvillimi demokratiko-rrumpallë të paktën t’i eliminojmë”, tha Rama.

Kryeministri kërkoi inventarin e plotë të banesave të dëmtuara si të shtëpive private edhe të atyre në pallat.

“Duhet ta bëjmë shumë shpejt. Duhet t’i japim fund aty ku është e dëmtuar dhe nuk bëhet të ikin dhe t’i lëmë ato rindërtime me dyshime dhe kosto, që shkon më shumë rindërtimi se ta ndërtosh nga e para. Ku nuk është e banueshme të iki, ku është të meremetohen dhe të futen. Këshilli bashkiak të marri vendime të shpejta dhe të ecim para, se nuk kanë kohë njerëzit të presin të bëjmë ne shkencë”, tha Rama.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm🤗👐🏿🇦🇱Fushë-Krujë, në zonën e zgjedhur për rindërtimin, ku do të sistemohen familjet e mbetura pa mundësi rikthimi në pallatet e dëmtuara rëndë apo shtëpitë e rrënuara rreth e rrotull zonës urbane🏢🌳🏡🏫Koha për #FushëKrujënqëDuam🤝☀️ https://e-albania.al/dhuro/

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 14. Dezember 2019

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DIKUR U PËRFOL PËR NJË LIDHJE DASHURIE ME NDRIÇIM XHEPËN/ Eva Alikaj flet për skenat erotike në filma para viteve ‘90
Previous article BORA MBULON JUGLINDJEN/ Zbardhen Voskopoja dhe Dardha (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit Aktualitet

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT