• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ZOGU SHQIPTAR I KOKAINËS”/ Kush është ndërmjetësi mes “Camorra”-s dhe kampionit të boksit
Home
Breaking News

“ZOGU SHQIPTAR I KOKAINËS”/ Kush është ndërmjetësi mes “Camorra”-s dhe kampionit të boksit

21 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjatë ditës së sotme policia italiane ka shkatërruar dy organizata kriminale të lidhura me Camorran dhe Ndragheta-n. Operacioni nisi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa morën pjesë rreth 200 karabinierë të Komandës provinciale të Romës në bashkëpunim me të Napolit, me helikopterë dhe qenë antidrogë për ekzekutimin e 19 urdhrave të arrestit për 19 persona, mes tyre një grua dhe disa shqiptarë. Mësohet se në mesin e të arrestuarve është edhe shqiptari Arben Zogu, i cili është i njohur për policinë, pasi është arrestuar edhe më herët për trafik kokaine.

Por kush është Arben Zogu, apo i njohur ndryshe si: Rikardino, “Ricky”, ose l’albanese (shqiptari).

Në një operacion tjetër në vitin 2015, Arben Zogu ishte mes nëntë të arrestuarve. Shitja e kokainës dhe mbledhja e gjobave ishte aktiviteti kryesor i shqiptarit dhe drejtonte pjesën që kishte lidhje me Shqipërinë. Po ashtu në vitin 2013, ish-krahu i djathtë i bosit italian të Kamorrës, i ka dërguar një mesazh kërcënues gazetarit të njohur italian, Lirio Abbate.

Ai e paralajmëronte të kishte kujdes kur shkruante artikuj, ku përmendte shefin e tij, sepse “ka njerëz që qëllojnë”. Hetimi, i koordinuar nga prokurorët në Romë, vuri në dukje se grupi ishte përbërje e Kamorrës dhe më saktë klanit kazalezi.

Dega e udhëhequr nga Arben Zogu shtrihej në zonën Capitoline, ku kishte fituar respektin e krerëve mafiozë atje. Marrëveshja kryesore ishte shitja e drogës në Romë, siç u shfaq edhe në hetim. Hetuesit kanë zbuluar një dërgesë prej 20 kg kokainë nga Spanja, një operacion që u ndoq nga trafikanti i drogës Elis Çoku (Santa Lusia) si furnizues, truproja Petrit Bardhi (Titi), Elvis Demçe (Çezari), i arrestuar kohët e fundit si nxitës i vrasjes së Federico De Meo dhe Hektor Ibrahimi, (Pluto).

Gazetari i pavarur thelloi artikujt dhe në shkrimin e 13 dhjetorit 2013 publikoi në “L’Espreso” një hartë të përditësuar me emrat dhe mbiemrat e njerëzve me ndikim në botën e krimit, duke u përqendruar në personazhet “Far-west”, ku një prej katër mbretërve të Romës ishte Michael Sense, që ndryshe thirrej si “i çmenduri”.

Menjëherë pas arrestimit të Sensen vjen paralajmërimi për rrezik, pasi asokohe Zogu ishte ende i lirë. Rikardino, i cili vepronte në zonën e Urës Milvian, kishte udhëzuar njerëzit e tij, “njerëzit që qëllojnë” për të vrarë gazetarin. Aq i besuar dhe pushtet kishte Zogu, saqë kur dikush në Triassi apo Ostia donte të kuptonte se kush është autor i një sulmi, duhet t’i drejtohej Rikardinos dhe Micheles.

Ata kishin ngritur një monopol në menaxhimin e dhunshëm të videopokerit dhe basteve. Nga hetimi doli sesi në vendbanimin Aciliaklani, klani i kazalezëve kishte arritur të siguronte monopolin e instalimit të dhunshëm, shpërndarjen dhe dhënien me qira të slot-makinave, bastet dhe lojërat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kur Salah dhuron spektakël në stërvitje
Previous article Fernando Alonso: McLaren ka potencial për të fituar titullin

F.autor

Postime të ngjashme

POLIÇANI NË PROTESTË/ Qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, djegin teserat e PS-së Aktualitet

POLIÇANI NË PROTESTË/ Qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, djegin teserat e PS-së

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi Aktualitet

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT