• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ZJEDHORJA”/ Eurodeputeti gjerman: Vlerësojmë marrëveshjen qeveri-opozitë, të procedohen ata që akuzohen për blerjen e votave
Home
Politikë

“ZJEDHORJA”/ Eurodeputeti gjerman: Vlerësojmë marrëveshjen qeveri-opozitë, të procedohen ata që akuzohen për blerjen e votave

9 June, 2020 s.autor Politikë

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me marrëveshjen mes qeverisë e opozitës për reformën zgjedhore.

Gahler shkruan se grupi i PPE vazhdon të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE, ndërsa vlerëson marrëveshjen e arritur mes palëve. Ai vë theksin te nisja e procedurës penale kundër atyre që akuzohen për blerjen e votave në zgjedhjet e kaluara.

Postimi i plotë:

Grupi i Partive Popullore Europiane vazhdon të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE. Ne vlerësojmë marrëveshjen midis qeverisë dhe opozitës në Shqipëri për një pjesë të rëndësishme të Reformës si pjesë e ligjit zgjedhor në përputhje me standardet e BE dhe OSBE. Reforma duhet të përfundohet në këtë frymë dhe, mbi të gjitha, të zbatohet me mirëbesim në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale. Zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të ndershme! Kjo është thelbësore për demokracinë në Shqipëri, por gjithashtu plotëson dy kushte të BE-së për fillimin e negociatave të pranimit.

Ne gjithashtu u bëjmë thirrje autoriteteve që të punojnë drejt përmbushjes së të gjitha 15 kushteve që Shqipëria duhet të përmbushë para se të nisin negociatat e pranimit.

Këtu theksojmë shfuqizimin e legjislacionit që kërcënon lirinë e shprehjes dhe nisjen e procedurës penale kundër atyre që akuzohen për blerjen e votave në zgjedhjet e kaluara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ 36 raste të reja në 24 orë, 4 në Shkodër, sanitarja infekton babain, motrën dhe fqinjët
Previous article "MENDOVA SIKUR MË THIRRËT"/ Batuta e Ramës me gazetarët pas Këshillit Kombëtar të Integrimit, ja ç’tha pas mbledhjes (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore Politikë

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi Politikë

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT