• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZJARRI TEK KOMPLEKSI “ARLIS”/ Rama: Bonus qiraje për banorët derisa pallati të riparohet 100% nga ndërtuesi
Home
Politikë

ZJARRI TEK KOMPLEKSI “ARLIS”/ Rama: Bonus qiraje për banorët derisa pallati të riparohet 100% nga ndërtuesi

18 April, 2026 s.autor Politikë

Banorët e prekur nga zjarri që përfshiu një pallat në zonën pranë Farmacisë nr. 10 në Tiranë do të mbështeten me bonus qiraje deri në rikthimin e tyre në banesat e riparuara plotësisht.

“Po, banorët e prekur nga zjarri në banesat e tyre do të mbështeten me bonuse qeraje, deri kur të rikthehen së shpejti në pallatin e riparuar 100% nga ndërtuesi.”, shkruan kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të shtune.

Në fakt një ditë më parë, edhe drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile në Bashkinë e Tiranës, Dritan Dango, tha se bonusi do të jepet për një periudhë nga 6 muaj deri në 1 vit, pasi kushtet aktuale të akomodimit nuk janë të përshtatshme për qëndrim afatgjatë.

Autoritetet po përgatiten ndryshimet ligjore që vendimi për bonusin të miratohet brenda një muaji në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Kjo gjë iu komunikua banorëve dje edhe nga zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, e cila theksoi se paralelisht po vijojnë hetimet për përgjegjësit e mundshëm dhe një grup ekspertësh po vlerëson masat për të shmangur përsëritjen e ngjarjeve të tilla.

Paralelisht, autoritetet po punojnë për të mundësuar rindërtimin sa më parë të pallatit të dëmtuar. Sjellim ndërmend se zjarri që përfshiu pallatin e ndërtuar nga kompania “Arlis” shkatërroi plotësisht 30 apartamente dhe shkaktoi shtrimin në spital të 8 personave nga asfiksia.

Ndërtuesi ka deklaruar se nuk mban përgjegjësi ligjore për ngjarjen, por ka marrë përsipër rindërtimin e banesave të dëmtuara. Kryeministri Rama më herët kishte konfirmuar se objekti do të rindërtohet plotësisht dhe se, sipas të dhënave paraprake, zjarri nuk lidhet me cilësinë e ndërtimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FITOI PËRBALLË ORBANIT/ Magyar jep intervistën e parë pas zgjedhjeve: Nuk më ftonit dhe më fyenit çdo ditë, jeni si Goebbels
Previous article ZBARDHEN EMRAT E 11 PJESTARËVE TË GRUPIT TË JETMIR PEPAJ/ Trafikuan 7.5 ton kokainë nga Ekuadori gjatë viteve 2019-2021

s.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT