• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ZJARRI S’KISHTE LIDHJE ME NDËRTIMIN”/ Rama: Banorët e “Arlis” do trajtohen me bonus qiraje
Home
Politikë

“ZJARRI S’KISHTE LIDHJE ME NDËRTIMIN”/ Rama: Banorët e “Arlis” do trajtohen me bonus qiraje

19 April, 2026 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama tha sot se banorët e dëmtuar nga zjarri i rënë në pallatin pranë QSUT-së do të trajtohen me bonus qiraje derisa të kthehen në shtëpitë e tyre, si dhe do të marrin mbështetje nga bashkia.

Duke folur në podkastin e përjavshëm “Flasim” kreu i qeverisë theksoi edhe njëherë se zjarri nuk kishte lidhje në vetvete me ndërtimin, dhe materialet e përdorura ishin të certifikuara, duke ironizuar ata që i konsideroi si “gjithologë dhe ekspertë publikë”, që japin mendime mbi cilësinë e ndërtimeve në Shqipëri.

Megjithatë Rama po ashtu u shpreh se ngjarja e fundit është një arsye më tepër për të parë dhe kuptuar siç duhet, çka lidhet me cilësinë e ndërtimit dhe me materialet e ndërtimit.

“Pati një moment që fillimisht ishte rrëqethës për shkak se flakët që përfshinë një pallat në Tiranë, u duk se mund të kërcënonin seriozisht jetët e banorëve, por për fat të mirë dhe falë punës profesionale dhe heroike të forcave zjarrfikëse gjithçka kaloi pa asnjë jetë të humbur dhe pa plagë të rënda. Ajo që mbeti ishte shkrumbimi i asaj godine, për të cilën u vumë menjëherë në lëvizje. Godina do të rindërtohet 100 për qind nga e para nga vet ndërtuesi i saj. Angazhimi për të ndihmuar banorët deri në momentin që nuk besoj që do marrë shumë kohë pasi karabinaja është aty, por deri në momentin që ata banorë do të kthehen në shtëpi, të mund të kenë një bonus qiraje dhe patjetër edhe një mbështetje nga bashkia për të lehtësuar barrën e krijuar nga dëmet e pariparueshme që kanë ndodhur në banesat e tyre”, tha kryeministri.

“Gjithmonë në këto raste shfaqen menjëherë si kërpudha pas shiut lloj lloj gjithologësh e lloj lloj ekspertësh publikë, por pa licensat dhe pa njohuritë e nevojshme për të marrë një rol të tillë, por edhe për shkak të emocioneve dhe nevojës për të marrë protagonizëm kush nuk del e çfarë nuk thotë! E vërteta është që kjo ishte një fatkeqësi e shkaktuar nga një shkëndijë, nga një nisje zjarri po të doni, që nuk ka lidhje në vetvete me ndërtimin. Por nga ana tjetër kjo është një arsye për të parë dhe për të kuptuar ashtu siç duhet, edhe çka lidhet me cilësinë e ndërtimit dhe me materialet e ndërtimit, edhe pse nga vëzhgimi i parë që është bërë ishin të gjitha materialet e certifikuara dhe vinin nga importi“, vijoi kreu i qeverisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA BLLOKON PORTET E IRANIT/ Mbi 12 anije luftarake, aeroplanmbajtëse, forca amfibe dhe 100 avionë
Previous article TRAGJIKE NË AKSIN MILOT-RRËSHEN/ Drejtuesi i automjetit përplas për vdekje të moshuarin

s.autor

Postime të ngjashme

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë Aktualitet

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT