• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZJARRI NË QENDRËN TREGTARE/ Balla: Strukturat shtetërore reaguan në kohë, shpresoj…
Home
Aktualitet
Kronikë

ZJARRI NË QENDRËN TREGTARE/ Balla: Strukturat shtetërore reaguan në kohë, shpresoj…

25 December, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në përfundim të operacionit të evakuim-shpëtimit në qendrën tregtare në Lushnjë, që u përfshi nga flakët në orët e pasdites, ministri i Brendshëm Taulant Balla nga vendngjarja tha se reagimi ishte i menjëhershëm.

“Strukturat shtetërore reaguan në kohë për t’ju përgjigjur një situate të vështirë, e cila shpresoj që do të shkojë mirë deri në fund”, tha Balla për mediat.

Në operacion për evakuimin e qytetarëve morën pjesë Forcat RENEA, Forcat e Sigurisë Kombëtare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Zjarrfikëse nga disa bashki.

“Na duhet gjithmonë e më shumë t’i kushtojmë një vëmendje edhe më të madhe, forcimit të kapaciteteve të forcave zjarrfikëse, e mund ta ndaj sot me ju se në ditët në vijim Shërbimit Zjarrfikës të qarkut Fier do t’i shtohen edhe 2 makina të tjera të reja të specializuara për t’i patur në situata të tilla të vështira’, tha ministri.

Ai falënderoi banorët që u gjendën me solidaritet, siç u shpreh ministri, për të dhënë informacion që ishte në një moment të caktuar shumë i dobishëm për të gjetur në të cilat banesa kishte banorë, e në 2 prej tyre u gjendën banorë në kohën e duhur.

I pyetur nga mediat nëse kishte shkallë emergjence, ministri deklaroi se është herët për të dalë në përfundime.

“Nuk marr përsipër të bëj interpretime të parakohshme”, nënvizoi Balla.

Disa banorë dhe punonjës të Zjarrfikëses po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FLAKËT NË PALLAT JANË SHUAR"/ Kreu i Zjarrfikëses Tiranë: S’ka rrezik për riaktivizim të vatrave, banorët…
Previous article ÇFARË NDODHI ME DY SHQIPTARËT/ Goditën me thikë një 47-vjeçar duke i shkaktuar shumë plagë, arrestohen në Itali

s.autor

Postime të ngjashme

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin Aktualitet

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut Aktualitet

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë Aktualitet

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT