Fakët janë neutralizuar në pallatin që u përfshi nga flakët në zonën e Freskut në Tiranë, ndërkohë që 3 banorë kanë përfunduar në spital për shkak të asfiksimit nga tymi. Një nga banorët e pallatit tha se dëgjuan të bërtitura dhe se efektivët e policisë i nxorën nga banesa me nxitim.
‘Erdhën forcat zjarrfikëse dhe policia e na nxorën nga banesa dhe ne dolëm me nxitim! Dëgjuam shumë të bërtitura dhe kishte shumë tym brenda’- tha një nga banorët për Report Tv.


