• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZJARRI NË GREQI/ Familjarët e viktimave padisin shtetin, ata janë përgjegjës për…
Home
Rajon

ZJARRI NË GREQI/ Familjarët e viktimave padisin shtetin, ata janë përgjegjës për…

1 August, 2018 Sadik.Autor Rajon

Familjarët e dy personave që humbën jetën në zjarret që ranë në lindje të Athinës, kanë paditur institucionet shtetërore greke. Këto të fundit, konkretisht reparti i zjarrfikësve dhe policia, mund të akuzohen për një sërë veprash penale si “vrasje pa paramendim”, “lëndime trupore” dhe “ekspozim të qytetarëve ndaj rrethanave vdekjeprurëse”.

“Mendoj se ata që janë përgjegjës për mbrojtjen e qytetarëve, për të shuar zjarret dhe për të marrë masa për t’i parandaluar ato, duhet të dënohen”, ka deklaruar Antonis Fusas, avokat i familjarëve të viktimave. Ndërkohë, prokurorët vazhdojnë hetimet mbi shkaqet e rënies së zjarrit dhe reagimin e autoriteteve ndaj tragjedisë që mori mbi 90 jetë njerëzish në qytetin bregdetar të Matit dhe zonave përreth. Dy viktimat humbën jetën teksa përpiqeshin t’u shpëtonin flakëve dhe trupat e tyre u gjetën rreth 400 metra nga shtëpitë e tyre.

“Ndodhemi në një situatë të dëshpëruar dhe tragjike, pasi duhet të mbajmë zi për humbjen e pamerituar të të dashurve tanë”, thuhet në padinë e familjarëve. Mësuesi Vasilis Katsagiris, 70 vjeç, mbeti i bllokuar në një garazh, ndërsa bashkëshortja dhe miqtë e tij të ardhur nga Amerika përpiqeshin të arrinin plazhin më të afërt.

E shoqja u kthye për të shpëtuar atë dhe një fqinjën e tyre Maria Pagomenou, por nuk ia arriti. Dy ditë përpara tragjedisë, ata kishin festuar martesën e vajzës së tyre. Në padi nënvizohet se, as përpara rënies dhe as gjatë përhapjes së zjarreve autoritetet nuk dhanë udhëzime se si të vepronin, apo se si të strehoheshin në një vend të sigurtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NA HABITI! Reperi shqiptar rrëfehet: Jam single sepse nuk më do askush...
Previous article DËMTIMI NË FYTYRË/ Tashmë edhe Manchester City do të ketë një “Zorro”

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT