• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZJARRI I “DEKADËS”/ Kronologjia e TMERRIT grek: Nga 26 burrat e djegur bashkë deri tek zia e shpallur nga…
Home
Rajon

ZJARRI I “DEKADËS”/ Kronologjia e TMERRIT grek: Nga 26 burrat e djegur bashkë deri tek zia e shpallur nga…

24 July, 2018 g.autor Rajon

Greqia po kalon momente shumë të vështira.

Në raportimin e fundit të mediave greke thuhet se numri i të vdekurve nga zjarri që prej dy ditësh vijon në zonat turistike bregdetare pranë kryeqytetit të Athinës. ka shkuar në 74 të vdekur dhe 164 të plagosur.

Bilanci është ende provizor pasi vijohet të kërkohet në det ndërsa ekipet e shpëtimit nuk kanë nisur ende kontrollin e banesave.

Flitet se mes viktimave ka dhe shqiptarë por zyrtarisht ambasada shqiptare në Athinë nuk e ka konfirmuar ende. Zyrtarisht ambasada shqiptare konfirmon për një shqiptare 63 vjeçare që ndodhet në spitalin e Evangjelizmos në Athinë.

Qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Atikën Perëndimore dhe atë lindore. Për fat të keq, shumë prej viktimave janë fëmijë, mes të cilëve dhe një foshnje 6 muajshe.

Trupat e pajetë të 26 personave u gjetën në oborrin e një resort në Mati, (Në lindje të Atikës, 30 km larg Athines) pranë njëri tjetrit. Ata mesa duket kanë tentuar të largohen por nuk ia kanë dalë.

“Disa vendbanime janë zhdukur nga harta” tha kryebashkiaku i Rafina Pikermiou, Vangelis Bournos për një media lokale greke.

Ndërkohë hetohet pista e zjarrvënies.

Një evakuim masiv është ndërmarrë me anije ushtarake, flotilje apo anije private dhe helikopterë ushtarakë.

Ora 16: 40 Rritet bilanci: Numri i viktimave shkon në 74 te vdekur

Ora 15:00 E plagosur nga flakët në Athinë, një 63 vjeçare nga Berati

Ora 13: 21 Fundi tragjik i 26 burrave, u dogjën në banesë, disa u gjetën dorë për dore

Ora 13:11- Rritet bilanci: 60 te vdekur

Rritet bilanci i viktimave. Shkon në 60 numri i viktimave që humbin jetën nga zjarret. Ky numër pritet të rritet pasi ka shumë persona që janë raportuar si të zhdukur.

Shpallen tre dite zi kombetare

Kryeministri Tsipras në një mesazh televiziv të drejteperdrejte:

Shpalli tri dite zi kombetare. Tsipras tha se Greqia po kalon momente të vështira por se askush nga te prekurit nuk do te harrohet dhe nuk do te mbetet pa ndihmën e shteti:

“Greqia po kalon një nga momentet më të vështira. Tani është koha të luftojme që të shpëtojme çfarë mund të shpëtohet. Po luftojmë që të gjejmë të zhdukurit dhe të mos humben te tjera jetë njerezish. Askush nga te prekurit nuk do te harrohet dhe nuk do te mbetet pa ndihmën e shtetit”.

Ora 13:10 Ambasada shqiptare në Greqi konfirmon vetëm një shqiptar të plagosur nga zjarri

15 vatra zjarri ne nje moment

Zyrtarët kanë kërkuar dronët amerikanë të vëzhgojnë për lëvizje të dyshimta pasi mësohet se 15 vatra zjarri kanë shpërthyer në të njëjtën kohë në zona të ndryshme pranë Athinës.  Shtëpitë në një kodër janë shkrumbuar të tëra, ndërkohë kryetari i bashkisë i zonës thotë se deri tani janë djegur të paktën 100 shtëpi e 200 makina. Mbi 700 persona janë evakuar me anije ushtarake.

Dyshohet se mes viktimave ka shqiptare

Ora 12: 10 Dyshohet se kanë mbetur viktima tre shqiptare mes tyre një grua. Ambasada po përpiqet të konfirmojë zërat.

Zjarri nuk ishte nga Zoti

Ora 11: 53 Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve, Nikos Toskas i tha agjencisë së lajmeve ANA-MPA në Athinë se “të gjitha strukturat qeveritare dhe forcat shtetërore janë në gatishmëri të plotë, në mënyrë që të mos ketë më viktima dhe të kufizojmë sa më shumë të jetë e mundur zjarrin e jashtëzakonshëm në Kineta”

Duke folur në qendrën operacionale të zjarrfikëseve, ministri la të kuptohet se zjarri i madh në vargmalet Geraneia mund të jetë rezulat i një zjarrvënie dhe se autoritetet do të hetojnë.

“Këto zjarre nuk janë të pafajshme” nënvizoi Toskas duke shtuar se “mbrëmjen e kaluar në të njëjtën zonë ku zjarri shpërtheu sot, kemi pasur dy vatra të tjera të cilat u vendosën nën kontroll menjëherë.

Sa i takon mënyrës si është menaxhuar situata, ministri t ha se zjarrfikësit ishin informuar për flakët në orën 12:03 dhe menjëherë zjarrfikësit, autoritetet vendore i ishin përgjigjur.

11:23 Pamje dramatike të filmuara nga ajri në Rafinë dhe Mati

Këto janë pamjet dramatike të filmuara mëngjesin e së martës nga ajri në zonat Rafinë dhe Mati në Greqi.

Videot janë realizuar gjatë një fluturimi me helikopter të Ministrit të Mbrojtjes, Panos Kammenos.

10:09 Spanja dergon 2 helipokter

Spanja dërgon  dy helikopterë për të luftuar zjarret në Athinë. Kjo pasi Greqia kërkoi ndihmën e BE-së për të përballuar flakët.  Nga Qipro janë dërguar 60 zjarrfikëse.

Ora 09:49 Disa prej viktimave u gjeten te perqafuar 

Disa prej viktimave u gjetën të përqafuar njëri me tjetrin në plazhet Argyri dhe Mati. Trupat e përqafuar, mes tyre të fëmijëve,  janë gjetur 30 metra larg bregut të detit, pranë një restoranti shumë të frekuentuar në plazhin Argyri.  Po në këtë zonë janë  gjetur dhe djetra makina të karbonizuara

Ora 09:30 Athina digjet 

Skuadrat e shpëtimit gjetën sot në mëngjes 26 trupa të karbonizuar në një vilë në Mati, në brigjet e Atikës Lindore, e djegur nga zjarret shkatërruese, bën të ditur Kryqi i Kuq.  Këta viktima i shtohen 24 viktimave të gjetura dje duke e quar në 50 numrin e viktimave deri tani.  6  kufoma u gjetën të karbonizuara 15 metra larg bregut të detit.  

“Për fat të keq kemi gjetur 26 trupa të djegur, midis dy shtëpive”, tha Nikos Ekonomopoulos, kryetar i Kryqit të Kuq Grek, për televizionin shtetëror grek.

Një dëshmitare tha për Reuters më herët se i kishte parë trupat në zonë dhe kishte dëgjuar raporte për disa viktima të tjerë, pak metra larg nga një plazh ku qindra persona ishin larguar për të shpëtuar veten.

Ora 09:00  Ambasada jonë: S’kemi të dhëna se ka shqiptarë mes viktimave të zjarreve në Athinë

24 viktima u numeruan gjate nates 

Numri zyrtar i viktimave nga flakët në komunitetin e Matis, përpara zbulimit në mëngjes, ishte 24.

Trupat e fundit pa jetë u nxorën nga deti, deri dhe 4 milje nga brigjet e Rafinas, në orët e para të këtij mëngjesi.

Gjithë viktimat janë gjetur në zonën ndërmjet Rafinas dhe Nea Makrit, posaçërisht në Mati dhe Kokkino Limanaki.

Ata ishin bllokuar për shkak të flakëve në banesa apo makina, apo u përpoqën të largohen nëpërmjet detit, ku u mbytën.

Për fat të keq, shumë prej viktimave janë fëmijë, mes të cilëve dhe një foshnje 6 muajshe.

Nga të dhënat e deritanishme, numri i të plagosurve ka shkuar në 150, 11 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë. Mes të plagosurve janë edhe 16 fëmijë, me djegie apo lëndime të tjera.

Me agimin e ditës forcat ajrore kanë nisur sërish operacionit.

Shpallet gjendja e jashtezakonshme

Qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Atikën Perëndimore dhe atë lindore, ndërkohë që ka kërkuar edhe ndihmën e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, që u përgjigj menjëherë.

Avionë zjarrfikës nga Spanja dhe efektiva nga Qipro pritet t’u bashkohen operacioneve.

Presidenca e Republikës njoftoi se anullohet pritja e sotme që jepet tradicionalisht çdo 24 korrik, me rastin e vendosjes së Demokracisë në Greqi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Modelet e thonjëve "BOMBË" me të cilat e keni të garantuar të shkelqeni këtë verë... (FOTO)
Previous article REAGIMI I VENDLINDJES/ Nderrohet edhe fotografia tek “Rruga Mesut Ozil”

g.autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT