Pas 11 ditësh kur zjarret kanë djegur qindra hektarë në Vlorë, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është shfaqur në Orikum.
“FA janë në të gjithë territorin që në ditën e parë kur ka filluar kjo stinë e nxehtë, komandanti i bazës ka bërë një punë shumë të mirë, duke qenë se rrezikun e kemi prezent do fillojmë pnën.
Kushtet atmosferike janë të paparashikueshme. Dua të shpreh ngushëllime dhe të solidarizohem me vendet fqinje turqinë që si rajoni jonë janë përfshirë nga zjarre të shumta, por atje në ndryshim nga ne ka pasur humbje jete lëndime. Solidarizohemi me ta dhe shprehim ngushëllime për të gjithë familjet.
Ne skemi pasur humbje jete të lënduar dhe as banesa. Më afër të rrezikut kanë qenë banesa në Ksamil. Pushteti vendor ka pasur dhe vullnetarë kemi tejkaluar dhe situatën e vështirë në 2 fshatra të Fierit, në orët e para të mëngjesit është fikur edhe zjarri në Mamurras. E vetmja vatër serioze ka mbetur karaburini duke përjashtuar disa vatra të tjera që nuk përbëjnë më problem.
Kemi shkamgur prekjen e parkut të llogarasë. Helikopteri ka dhënë impakt të kosiderueshëm por duhet thënë se puna njerëzore është e pazëvendësueshme. PunA që kanë bërë FA është e pazëvendësueshme në këtë zonë ku flakët kërcënuan dhe banzën e Pashalimanit.
E vetmja vatër aktive serioze është Karaburuni ku jemi të përqendruar me mjete ajrore dhe tokësore, kemi 200 efektivë të FA”, tha Peleshi.