• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZJARRET NË VERI/ MM: Situatë problematike në Malin e Tërbunit, Dardhë e Thirrë, ushtria…
Home
Aktualitet
Kronikë

ZJARRET NË VERI/ MM: Situatë problematike në Malin e Tërbunit, Dardhë e Thirrë, ushtria…

16 August, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Ministria e Mbrojtjes informon sërish mbi situatën e zjarreve në vend, ku thekson se vazhdon të jetë akoma problematike situata me flakët në Malin e Tërbunit në Pukë.

Sipas MM, 50 efektivë të FA, 12 zjarrfikës, 8 punonjës të shërbimit pyjor, 20 vullnetarë po punojnë për mbajtjen në kontroll te situatës që të mos rrezikohet kurora e qytetit te Pukës.

Njoftimi i MM:

Zjarri në Malin e Tërbunit në Pukë, vazhdon të jetë problematik. 50 efektivë të FA, 12 zjarrfikës, 8 punonjës të shërbimit pyjor, 20 vullnetarë po punojnë për mbajtjen në kontroll te situatës që të mos rrezikohet kurora e qytetit te Pukës.

Në fshatin Flet, në Fushë Arrëz situata është vënë në kontroll ndërsa në fshatin Dardhë situata paraqitet më problematike për shkak të bimësisë së dendur.

Është riaktivizuar vatra e zjarrit ndërmjet fshatrave Drisht, Mazrek, Lundertune dhe Rragam në njësinë administrative Guri Zi dhe Pobtribe duke e kthyer këtë zonë me 3 vatra zjarri.

25 trupa nga FA dhe 30 forca të tjera të pushtetit vendor kanë ndihmuar që situata në fshatin Patale në Lezhë të paraqitet e përmirësuar. Ndërsa në Mirditë, zjarri zhvillohet me intensitet të ulët.

Në vatrën e zjarrit në fshatin Thirrë, ka vijuar puna në terren nga 40 trupa të FA dhe 14 nga strukturat vendore. Nga ajri po kryen ndërhyrje me helikopterin holandez.
Vatra e zjarrit në “Majën e Rrunës”, vazhdon të jetë problematike. Në terren po punojnë 15 trupa nga FA dhe 20 forca nga strukturat vendore. Situata është e vështirë për shkak të terrenit të thyer.

Zjarri ne fshatin Kaçni, njësia administrative Selishtë në Dibër, vazhdon të jetë aktiv në një sipërfaqe pyjore në terren të vështirë . Sot në terren po punojnë janë 15 trupa nga FA dhe 18 forca nga strukturat vendore. Sipas vlerësimit të punës së bërë në terren mendohet qe deri në fund të ditës së sotme të arrihet të bëhet izolimi i vatrës.

Vatër zjarri është aktivizuar në Gurin e Nikës në Pogradec; në vendin e quajtur kodrat e Divjakës pranë parkut Kombëtar Divjakë; në fshatin Fushë Arrëz në Luftinjë si dhe në fshatin Kamican në Elbasan ku për të gjitha vatrat po punohet për mbajtjen nën kontroll të situatës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERR FUND PRITJA/ Lionel Messi bën debutimin e tij të parë me fanellën e PSG këtë muaj, ja DATA
Previous article KOSOVA MERR VENDIMIN/ MSH: Nga nesër lejohet vaksinimi anti-Covid i fëmijëve mbi 12 vjeç

F.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Aktualitet

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT