Një tjetër zjarr raportohet në vend, si pasojë e temperaturave ekstreme, që kanë përfshirë vendin këto ditë.
Mësohet se disa vatra zjarri janë regjistruar në fshatrat Amanikaj dhe Iliras të Bashkisë së Memaliajt.
Bëhet me dije se deri më tani janë djegur rreth 50 hektarë kodra me shkurre e pyje.
Siç shihet nga pamjet që sjell “BalkanWeb”, zjarri dhe tymi kanë “pushtuar” zonën, ndërsa terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikëseve.


