Ndërsa vendi po përballet me flakët prej ditësh, nga data 25 korrik janë arrestuar 15 persona, nën hetim janë vënë 16 të tjerë ndërsa 2 janë shpallur në kërkim.
Këto të dhëna i bën me dije Ylli Vasili drejtor i rendit publik në policinë e shtetit.
“Prej 25 korrik janë arrestuar 15 persona. Janë proceduar 16 dhe 2 janë në kërkim. Në Kukës ëhst ëarrestuar 1 për zjarr në malin e gjallicën, 1 në mërditë për djegie në fshatin simon në mirditë. 2 shtetas në lezhë. Një tjetër në Kurbin. Policica apel që të mos shkaktojnë zjarrvënie sepse do të përballen me ligjin”, tha Vasili.


