• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZJARRET NË VEND/ Emergjencat Civile: Deri në orën 20:30 janë raportuar 15 vatra, kemi shuar 11, 4 ende aktive
Home
Breaking News

ZJARRET NË VEND/ Emergjencat Civile: Deri në orën 20:30 janë raportuar 15 vatra, kemi shuar 11, 4 ende aktive

8 July, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09:00, deri në orën 20:30, datë 08.07.2025, janë raportuar 15 vatra zjarri. Nga këto janë shuar 11 vatra zjarri dhe janë aktive 4 vatra zjarri.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

1. Fshatin Mnelë e Madhe, njësia administrative Vig-Mnelë, bashkia Vau -Dejës

2. Fshatin Karahaxhë, njësia administrative Finiq, bashkia Finiq

3. Lagjen Nr 6, bashkia Kavajë.

4. Fshatin Stajkë, njësia administrative Bushat, bashkia Vau-Dejës.

5. Fshatin Porodinë, njësia administrative Qendër Bulgarec, bashkia Korçë

6. Në lagjen  Gur i Bardhë, njësia administrative Dimal, bashkia Dimal,

7. Fshatin Radësh, njësia administrative Qendër Skrapar, bashkia Skrapar

8. Fshatin Togëz, njësia administrative Qendër Librazhd, bashkia Librazhd

9. Fshatin Mbrostar, njësia administrative Mbrostar Ura, bashkia Fier

10. Fshatin Katundi i Ri, njësia administrative Mamurras, bashkia Kurbin

11. Fshatin Mamëz, njësia administrative Kolsh, bashkia Kukës

Aktualisht, janë aktive vatrat në:

Qarku Vlorë

Vendin e quajtur “Sotiran”, ndërmjet fshatrave Tragjas dhe Dukat, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë. Zjarri vijon të jetë aktiv në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në lartësi të malit. Në mbeshtetje të situatës u angazhuan Helikopteri Cougar dhe 40 forca ushtarake. Zjarri nuk paraqet rrezik për zona të banuara

Qarku Berat

Fshatin Zgërbonjë, njësia administrative Vërtop, bashkia Poliçan, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në datën 05.07.2025. Në vendngjarje ditën e sotme u angazhohen 30 efektivë të MZSH me 7 automjete zjarrfikëse të bashkisë Poliçan, Berat e Skrapar, dhe 25 forca bashkiake. Në mbështetje të forcave erdhën edhe 20 trupa nga Forcat e Armatosura. Sot u punua punua për shuarjen e trungjeve brenda perimetrit të përshkuar nga zjarri. Vatra e zjarrit vazhdon të mbetet aktiv por nuk paraqet rrezik për zona të banuara për momentin.

Qarku Dibër

Vendin e quajtur “Fusha e Peladhisë”, njësia administrative Fushë Bulqizë, bashkia Bulqizë, vijon puna për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të rrallë. Zjarri zhvillohet me intensitet të ulët dhe nuk përbën rrezik për tu përhapur në zona të pyllëzuara. Zjarri zhvillohet në 3 vatra të ndryshme në distancë nga njëra tjetra. Në terren gjatë ditës u angazhuan 2 automjete zjarrfikës të MZSH Bulqizë me 11 efektivë, 7 forca të Shërbimit Pyjor dhe 3 vullnetarë. Sipërfaqja e pëshkuar nga zjarri vlerësohet në rreth 17 ha.

Vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, njësia administrative Lurë, bashkia Dibër, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në datë 07.07.2025 në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh. Zjarri për shkak të intensitetit të erës ka marrë përmasa të mëdha, duke rrezikuar përfshirjen nga zjarri të një sipërfaqe të madhe pyjore të Parkut Kombëtar Lurë. Në vendngjarje, sot u angazhuan 6 punonjës të Administratës  së Zonave të Mbrojtura, 5 forca nga njësia administrative dhe 25 vullnetarë (banorë të zonës). Gjithashtu në ndihmë ka ardhur dhe helikopteri Cougar. Zjarri nuk paraqet rrezik për zona të banuara për momentin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRISHJA E OBJEKTEVE PA LEJE NË THETH/ Banorët përplasen me policinë, paralajmërojnë edhe protestë
Previous article TEMPERATURA TË LARTA NË GREQI/ Mbyllet Akropoli në Athinë, do të vizitohet me orar të kufizuar

s.autor

Postime të ngjashme

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike Aktualitet

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike

SIGURIA NË DET/ Rrezikoi pushuesit, ndëshkohet me 530 mijë lekë gjobë poseduesi i mjetit lundrues Aktualitet

SIGURIA NË DET/ Rrezikoi pushuesit, ndëshkohet me 530 mijë lekë gjobë poseduesi i mjetit lundrues

"KY AKT NUK I NDERON SHQIPTARËT"/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë reagon pas heqjes së flamurit nga protestuesit Aktualitet

"KY AKT NUK I NDERON SHQIPTARËT"/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë reagon pas heqjes së flamurit nga protestuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT