Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në Lezhë. Kësaj radhe zjarri rrezikon zonën e banuar të fshatit Zejmen, madje edhe godinën e njësisë administrative e cila ndodhet vetëm pak metra larg flakëve.
Mësohet se autoritetet nuk kanë ndërhyrë ende pasi janë të angazhuara në dy vatra të tjera.


