Në Kukës vijojnë flakët në vatrën e zjarrit, e cila e ndihmuar edhe nga era rrezikon lagjen Leproj në fshatin Shemri.
Janë marr masat e evakuimit të banorëve bashkë me bagëtitë në raste se arrin zjarri në lagje.
Kukës vijon operacioni për shuarjen e zjarreve nga toka dhe ajri, ndihmë edhe nga Kosova, me kërkesë të kryetarit të Bashkisë Kukës Safet Gjici pritet ardhja e forcave ndihmëse të ushtrisë dhe zjarrfikës nga Kosova.


