Riaktivizohet një vatër e rrezikshme zjarri në Lunxheri të Gjirokastrës. Forcat e PMNZSH Gjirokastër të mbështetura nga 100 forca ushtarake janë në terren për të shuar këtë vatër mes fshatrave Qestorat dhe Tranoshishtë.
Sapo është aktivizuar edhe helikopteri i cili deri tani ka kryer 2 inkursione per shuarjen e flakeve. Ne oren 03:30 të mesnatës janë shuar flakët në Kalanë e Shën Triadës ku gjenden antenat e telefonave celulare. Vatra e mesipërme është e vetmja e riaktivizuar deri tani.


