• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZJARRET NË DUKAT/ Zjarrfikësi “hero” rrëfen orët e vështira në vijën e frontit: Në shumicën e ditëve…
Home
Aktualitet
Kronikë

ZJARRET NË DUKAT/ Zjarrfikësi “hero” rrëfen orët e vështira në vijën e frontit: Në shumicën e ditëve…

12 August, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Zjarret u fikën pas 15 ditësh në Dukat. Po kaq ditë punonjës të zonave të mbrojtura qëndruan brenda në pyll me çadra. Ky është Nexhip Hysolakoj, një nga personat që ka fjetur pranë vatrave të zjarrit pas orëve rraskapitëse nga temperaturat e larta, pa u larguar nga vendi.

“Në shumicën e ditëve dhe të netëve kemi ndenjur në mal për arsye të vështirësisë për t’u ngjitur, për të bërë një shteg puna më e madhe është të shkosh deri të zjarri. Karaburuni është një mal i lartë, shumë i vështirë për t’u arritur, me shtigje të pakta për të kaluar, për të dhënë mundësi të shkojmë sa më shpejt”.

Nexhipi njihte shtigjet dhe drejtonte operacionin në zemër të vatrave. Puna u krye natën dhe në orët e para të mëngjesit. Uji i pijshëm edhe pse i pakët për të shuar etjen e njeriut, është përdorur edhe për fikjen e zjarrit.

“Ka momente të caktuara kur duhet të përdorësh edhe ujin e pijshëm, nuk do presësh të vijë diçka tjetër. Sot, po të shohësh ushtarët, kanë përdorur të gjithë ujin e tyre të pijshëm dhe presim që dikush nga komuniteti të çojë ujë sepse kanë dy orë që ujin e tyre e kanë përdorur për të fikur ca trungje që paraqesin rrezik”.

Tani zjarri u shua, por Nexhipi dhe të tjerët vështirë se i harrojnë këto ditë Vere.

“Është një nga më të vështirët, të paktën në 12 vjet që unë punoj në këtë zanat, është nga zjarret më të vështirë që kam parë. Me një spostim më të shpejtë se sa ecja e njeriut, do të thotë që sado t’i qepesh nga mbrapa në kuptimin figurativ, zjarri ishte më i shpejtë se ne, me temperatura shumë të larta, pra ishte gjithmonë në disfavorin tonë dhe në favor të zjarrit”.

Tym del vetëm nga drurët që digjen. Nga mali zbritën edhe trupat e specializuara. Qindra hektarë me pyje e kullota u dogjën në Dukatin e Ri, por Parku Lombëtar i Llogarasë u shpëtua pas ndërhyrjeve nga ajri dhe toka. Është koha që trupat tokësore të shkojnë në shtëpi, pranë familjes që u ka munguar këto ditë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO TË MBES PA FLOKË/ Tuna kërkon publikisht ndihmën e fansave (FOTO)
Previous article 7 LLOJET E DHIMBJES SË STOMAKUT/ Ja kur duhet të shqetësoheni

s.autor

Postime të ngjashme

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë! Aktualitet

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë!

MBLEDHJA E GJYQTARËVE/ Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së Aktualitet

MBLEDHJA E GJYQTARËVE/ Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun Aktualitet

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT