• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZJARRET NË DELVINË/ Evakuohen banorët e 3 fshatrave! Ministri Vengu: Mbyllëm tunelin e Skërficës…
Home
Aktualitet
Kronikë

ZJARRET NË DELVINË/ Evakuohen banorët e 3 fshatrave! Ministri Vengu: Mbyllëm tunelin e Skërficës…

25 July, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Delvina po përballet me një situatë kritike nga zjarri. Prej disa orësh, flakët kanë dalë jashtë kontrollit në 3 fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz. Për këtë arsye, banorët e 3 fshatrave u evakuuan me urdhër të Ministrisë së Mbrojtjes deri në një njoftim të dytë.
Flakët kanë shkrumbuar 8 banesa dhe është djegur kisha e Shën Dhimtrit. Aktualisht bëhet me dije se shefi i Komisariatit të Delvinës, Naim Lala është asfiksuar dhe tashmë ndodhet në spital. Po ashtu, raportohet se edhe 5 persona të tjerë janë paraqitur në Shërbimin e Urgjencës ku janë trajtuar për djegie të shkallëve të ndryshme dhe problemeve shëndetësore të shkaktuara si pasojë e asfiksimit, ndërsa dy raste u dërguan drejt Spitalit të Sarandës.

Në zonë për të ndjekur situatën nga afër ka shkuar edhe Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu. Në një raportim ministri Vengu deklaroi se është mbyllur tuneli i Skërficës për shkak të tymit të dendur.

Edhe Senica u përball me situatë kritike. Katër banesa dhe qindra pemë frutore janë zhdukur në Senicë, ndërsa banorët u përballën me orë tmerri, në një përpjekje për të shpëtuar jetën dhe ato pak gjëra që mundën të nxirrnin nga flakët.

Kisha e Shën Dhimitrit, një ndër më të vjetra në jug të vendit është shkrumbuar plotësisht nga flakët. Një monument kulture i rrallë, pjesë e identitetit historik të zonës, nuk ekziston më.

Pamjet me dron, të siguruara nga Report Tv, tregojnë një panoramë tronditëse, ku fshati është mbuluar nga hiri. Kryeplaku dhe banorët e Senicës të tronditur flasin për dëmet e mëdha.

“Na u dogj fshati komplet. Kisha, banesat, pemët… Çatia e kishës ra përdhe para syve tanë. Dhe zjarri prapë po afrohet nga poshtë”, thotë një banor.

Zjarri ra pasditen e së enjtes në mal dhe për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta u përhap me shpejtësi drejt zonës së banuar.

“Kisha ishte simboli i këtij fshati, aty ku bashkoheshim si njerëz, si besimtarë. Nuk kemi humbur vetëm një godinë, kemi humbur zemrën tonë. Shtëpitë janë djegur me themel, tokat janë bërë shkrumb. Dhimbja që ndjejmë është e papërshkrueshme”, thotë në banor tjetër.

Sot flakët janë vendosur nen kontroll, pas ndërhyrjes nga ajri. Ndërsa energjia mungon pasi janë djegur telat elektrike në Vergo, Kalasa, Tatzat dhe vetë Senicën.

Prej ditësh, Parku Kombëtar i Lurës digjet pa pushim. Tre vatra aktive në zonën e Liqenit të Luleve po shkatërrojnë pishat e bimësinë. Në terren janë mbi 100 forca, ndërsa nga ajri ndihmon një avion Canadair nga Kroacia.

Zjarri i rënë para disa ditësh në Shkopet ka përparuar drejt fshatit Fang në Mirditë duke rrezikuar dhe zonën e antenave. Punonjës të bashkisë mbeten të lënduar, ndërsa punonin me mjete rrethanore. Pritet ndërhyrja nga ajri.

Emergjencat Civile raportojnë për 10 vatra aktive në vend, ndërsa ne terren janë 680 forca operacionale, 52 mjete zjarrfikëse, 2 helikopterë të FA,2 helikopterë hungarezë dhe 1 avion Canadair nga Kroacia. Përballë kësaj gjendjeje alarmante, vetëm dy persona janë proceduar penalisht, në Kakavijë dhe Dovolan të Korçës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E FUNDIT NGA AKSIONI I SPAK/ Arrestohen vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosmani, akuzë të re për Plarent Dervishajn dhe Erion Alibejn
Previous article AVOKATËT E VELIAJT KËRKESË BURGJEVE: Na jepni informacion mbi trajtimin mjekësor dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në spital

s.autor

Postime të ngjashme

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona Aktualitet

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike Aktualitet

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike

SIGURIA NË DET/ Rrezikoi pushuesit, ndëshkohet me 530 mijë lekë gjobë poseduesi i mjetit lundrues Aktualitet

SIGURIA NË DET/ Rrezikoi pushuesit, ndëshkohet me 530 mijë lekë gjobë poseduesi i mjetit lundrues

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT