Kreu ortodoks i Kishës Metropolitane të Aegialia ka akuzuar kryeministrin grek Aleksis Tsipras si fajtorin kryesor për zjarret masive që pushtuan Athinën.
Sipas priftit, ky ka qenë një zemërim i Zotit ndaj shefit të qeverisë greke i cili ka deklaruar se është ateist.
Prifti Amvrosiou ka shkruar në blogun e tij personal se “Kryeministri dhe i gjithë stafi i tij ateist, ka ngjallur zemërimin e Zotit”
Në postimin e tij e ka quajtur Tsipras një hipokrit, ndërsa i qëndron bindjes se e gjithë kjo tragjedi nuk ishte as më pak dhe as më shumë, mallkim nga Zoti.
Tsipras i ka shprehur haptaz bindjet e tij dhe për një vend besimtar siç është Greqia, kjo ka shkaktuar debate të forta.


