• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZJARRET MASIVE NË GREQI/ Gjashtë SHQIPTARË të plagosur. Ambasada inspektime në terren për…
Home
Breaking News

ZJARRET MASIVE NË GREQI/ Gjashtë SHQIPTARË të plagosur. Ambasada inspektime në terren për…

25 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ambasada shqiptare në Greqi ka përcjellë një informacion të detajuar lidhur me situatën e zjarreve në verilindje të Athinës. Nga inspektimet në terren, ambasada thekson se janë konstatuar tre shtetas shqiptarë të plagosur, dy në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa tjetri ndodhet në rrezik për jetën në spitalin Evangelismos. Në total, numri i shqiptarëve të lënduar nga zjarret masive arrin në gjashtë, mes të cilëve edhe dy fëmijë të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shtëpitë ku banonin ata, thuhet në njoftimin e ambasadës janë shkatërruar nga zjarret, ndërsa banorët e prekur janë evakuuar në një kamp pushimi të zonës i cili është shndërruar në një strehë banimi të përkohshme deri në rikthimin e normalitetit në zonat e shkretuara nga zjarri.

Njoftimi i ambasadës shqiptare:

Në vijim të njoftimeve tona mbi situatën pas zjarreve shkatërruese në rajonin e Atikës, Ambasada ka vijuar gjatë ditës së sotme inspektime në terren nga ku rezulton se:

– Në zonën e Matit raportohet për dy shtetas shqiptarë të lënduar lehtë në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë, përsa i përket pjesës tjetër të komunitetit raportohet se janë djegur banesat ku jetonin disa prej tyre, si dhe disa automjete personale. Banorët e prekur janë transferuar përkohësisht në një kamp pushimi të zonës i cili është kthyer në strehë banimi të përkohshme.

– Në zonën e Rafinës raportohet një shtetas shqiptar i minoritetit grek që ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Evangelismos, ndërsa familjarët e tij gëzojnë shëndet të plotë.

– Për zonat e tjera të prekura më së shumti nga zjarri, si Kokkino Limanaki dhe Ano Voutsa, Ambasada vazhdon të jetë në kontakt të drejtpërdrejtë me autoritetet greke për të marrë informacione në vijim.

Ripërsërisim se për çdo informacion ose nevojë për ndihmë mund të na kontaktoni në 24orë në nr. +306941658183.

Zjarri masiv i dy ditëve të fundit në Greqi ka lënë pas një katastrofë, ndërkohë që disa vatra vijojnë që të jenë aktive. Numri i viktimave deri tani llogaritet mbi 80, ndërsa të plagosur janë afro 200, mijëra banesa janë djegur dhe shkatërruar. Zjarrfikëset, mjetet e ushtrisë, por edhe automjetet të tjera të ndihmuar edhe nga helikopterët vijojnë luftën me flakët në Kineta dhe disa zona të tjera në periferi të kryeqytetit grek, por situata është nën kontroll.

Mes viktimave zyrtarisht është edhe një shqiptare, Nica Leka, rreth 85 vjeç me origjinë nga Leshnica e Sarandës. Por dyshohet se shqiptarët që humbën jetën nga zjarri janë 3, pasi përpos 85 vjeçares janë shpallur të zhdukura 2 shqiptare të tjera, punonjëse të një taverne, ndërsa të plagosur janë mbi 13. Ndërkohë që një emigrant shqiptar tha për Report Tv se një familje nga Saranda dhe një i ri nga Tepelena janë të zhdukur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dëmtohet sulmuesi Boateng, Sadiku edhe një shans tek Levante
Previous article KEJVINA "CMEND" RRJETIN/ Publikon foto nga pushimet e saj në Mykonos (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë Aktualitet

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës Aktualitet

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti Aktualitet

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT