• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZJARRET GJATË SEZONIT TË VERËS/ Kreu i Zjarrfikëses Tiranë: Vijnë nga dora e njeriut, jo nga temperaturat!
Home
Aktualitet
Kronikë

ZJARRET GJATË SEZONIT TË VERËS/ Kreu i Zjarrfikëses Tiranë: Vijnë nga dora e njeriut, jo nga temperaturat!

19 June, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Numri i zjarreve për muajin qershor është rritur krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë. Këtë e konfirmoi Drejtori i Zjarrfikëses Tiranë, Shkëlqim Goxhaj në një intervistë për RTSH.

“Nëse 2-3 vitet e fundit zjarret kanë filluar në korrik e mbrapa, këtë vit kanë filluar që në qershor. Për të përballuar këtë situatë, ne nga 1 korriku deri në 30 shtator nxjerrim 25% të efektivit në gatishmëri”, tha ai.

Goxhaj u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë kësaj periudhe të kenë një kujdes të shtuar.

“Ne nuk jemi një vend që zjarret vijën nga temperaturat e larta, por vijnë nga dora e njeriut, qoftë nga pakujdesia, qoftë qëllimisht. Qytetarët gjatë këtyre muajve nuk duhet të përdorin zjarret për eliminimin e mbetjeve bujqësore”, theksoi Goxhaj.

Teksa ka folur për ndërhyrjet në zonat urbane, drejtuesi i Zjarrfikëses Tiranë po ashtu ka një kërkesë për shoferët e automjeteve.

“Ne duam hapësira më të mëdha dhe i bëjmë thirrje qytetarëve në blloqet e banimit t’i parkojnë automjetet në vendin e duhur sepse shpesh bëhen pengesë. Megjithatë kjo nuk do të thotë që shërbimi zjarrfikës nuk do të reagojë”, deklaroi ai.

Goxhaj ka theksuar se shërbimi zjarrfikëses në qarkun Tiranë ka të gjitha kapacitetet për t’u përballur me situatën e zjarreve si dhe një bashkëpunim me instancat e tjera vendore për t’u ardhur qytetarëve në ndihmë në kohën e duhur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 33-VJETORI I ANËTARËSIMIT TË SHQIPËRISË NË OSBE/ Ministri Hasani: Roli ynë, thelbësor dhe përkushtimi ynë i palëkundur
Previous article U GJET DJE E MBYTUR NË LIQEN/ Policia identifikon viktimën, banonte në Korçë dhe…

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT