• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZJARRET E VERËS/ 345 milionë lekë dëmshpërblim për 15 bashki! Kruja merr më shumë, ja si do ndahet fondi
Home
Breaking News

ZJARRET E VERËS/ 345 milionë lekë dëmshpërblim për 15 bashki! Kruja merr më shumë, ja si do ndahet fondi

29 January, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

345 mln lekë është fondi që qeveria ka vënë në dispozicion për dëmshpërblimin e 15 bashkive, të cilat u përballën me zjarret masive gjatë verës 2025. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri publike shpërndarjen e fondeve, duke detajuar shumën që do të përfitojë secila bashki.

Bashkia që përfiton shumën më të madhe është Kruja me 146 milionë lekë, e ndjekur nga Gramshi me 86.6 milionë lekë. Fondi për Bashkinë e Krujës, më i madhi në 14 bashkitë, përfshin edhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura nga fatkeqësi të mëparshme.

Shpërndarja është bërë në bazë të bilanceve që secila bashki ka hartuar për dëmet e shkaktuara nga zjarri. Edhe pse Delvina ishte një ndër më të prekurat nga zjarret do të marrë vetëm 36 milionë lekë, të cilat deri më tani raportohet se do të shkojnë vetëm për dëmet në banesa dhe stalla. Edhe Gramshi që gjithashtu pësoi dëme të jashtëzakonshme, do të marrë vetëm 86.6 milionë lekë.

Maliqi do të marrë 1.2 mln lekë, fond që është parashikuar për dy banesa të djegura, ndërkohë që dëmshpërblimi për këto banesa është kryer më herët nga vetë bashkia, në muajin dhjetor 2025, me fondet e saj. Nga ana tjetër, buxheti i kërkuar nga bashkia e Maliqit për përballimin e situatës së zjarreve ka qenë rreth 70 milionë lekë të vjetra, por nga qeveria qendrore janë transferuar vetëm 12 milionë lekë, duke mbuluar vetëm një pjesë minimale të nevojave. Autoritetet vendore në Maliq, mbeten në pritje të fazës së dytë të transfertave të këtij kompesimi.

Në anën tjetër, bashkitë me përfitimet më të ulëta janë Librazhdi me vetëm 0.2 milionë lekë, Tepelena me 0.3 milionë lekë, Kukësi me 0.6 milionë lekë dhe Hasi me 0.7 milionë lekë.

Bashkitë dhe dëmshpërblimi që marrin
Delvinë – 36 mln lekë
Dibër – 10,5 mln lekë
Gramsh – 86,6 mln lekë
Has – 0,7 mln lekë
Rrogozhinë – 1,8 mln lekë
Krujë – 146 mln lekë
Kukës – 0,6 mln lekë
Librazhd – 0,2 mln lekë
Peqin – 4 mln lekë
Tepelenë – 0,3 mln lekë
Kamëz – 2 mln lekë
Maliq – 1,2 mln lekë
Finiq – 40 mln lekë
Dropull – 7,7 mln lekë
Malësi e Madhe – 6,6 mln lekë
Verën e vitit 2025 pati dëme serioze në disa bashki të vendit për shkak të zjarrit, ku përgjithësisht kryesonin bashkitë e jugut të Shqipërisë, Delvina e Finiqi, dhe Gramshi në Shqipërinë e Mesme. Sipas të dhënave nga Sistemi Evropian për Zjarret në Pyje gjatë vitit 2025 në Shqipëri u dogjën mbi 59 mijë hektarë pyje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRAT/ Gara për kreun e Gardës së Republikës, kandidatët prezantojnë platformën dhe vizionin, në fund të procesit…
Previous article SOT SEANCA PARAPRAKE NË GJKKO/ Kryemadhi dhe avokati i Metës shkojnë në gjykatë

s.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT