Zjarri që shpërtheu të martën pasdite (5 gusht) në fshatin Ribot midis Carcassonne dhe Narbonne në Francë ka marrë përmasa të mëdha, duke rezultuar deri më tani në vdekjen e një gruaje 65-vjeçare dhe 13 të plagosur (11 zjarrfikës – 2 civilë), dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
Mediat franceze raportojnë se zjarri ka lënë pas më shumë se 160,000 hektarë pyje të djegura, si dhe dëme të mëdha materiale, me të paktën 25 shtëpi të shkatërruara nga flakët, si dhe 40 makina.
Ndërkohë që zjarrfikësit francezë vazhdojnë të luftojnë me flakët për të kontrolluar zjarrin më të madh që ka shpërthyer në vend në pothuajse tetë dekada.
Sipas autoriteteve, po bëhen përpjekje të mëdha për ta vënë në kontroll frontin sa më shpejt të jetë e mundur, pasi që nga nesër kushtet e motit atmosferike do të jenë edhe më të favorshme për rigjallërimin e zjarrit.


