Një apartament ka marrë flakë pak më parë në zonën e Freskut në Tiranë.
Siç shihet dhe nga videoja e nga zjarri ka dëme materiale por i gjithë pallati është rrethuar nga tymi duke krijuar panik te banorët.
Në flakë është përfshirë apartamenti në katin e 3-të, i cili ka dëme të mëdah materiale. Bëhet me dije se shkaku ka qenë një shkëndijë elektrike.
Në apartament jetojnë një çift i ri me dy fëmijë të vegjël. Kur kanë filluar flakët një prej fëmijëve ka qenë brenda por e kanë nxjerrë jashtë banorët.
Dy zjarrfikëse janë në vendngjarje, kanë vënë shkallët nga jashtë pallatit dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.