The Nest Lounge&Bar”, është lokali që u përfshi nga flakët në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Tiranë, e për pasojë është shkrumbuar i gjithi. Neësbomb.al siguron foto e asaj se çfarë ka mbetur nga ky “lounge” pas zjarrit.
“Rreth orës 23:25, në rrugën “Myslym Shyri, ka rënë zjarr në një lokal, ku ka vetëm dëme materiale. Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga Grupi Hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia mesnatën e djeshme, ndërsa shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.

“The Nest Lounge&Bar”, është themeluar më datë 06/09/2019 dhe tre ditë më pas është regjistruar si biznes në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB). Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme, apo ndonjë shkëndijë elektrike ka shkaktuar flakët që shkrumbuan gjithë lokalin.



