Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë prej 24 orësh shkurret dhe pyjet në afërsi të pikës kufitare të Gerçanit, në Vermosh.
Flakët e zjarrit favorizohen nga era dhe temperaturat e larta, ndaj dhe situata vijon të përkeqësohet.
Në terren ndodhen 5 efektivë zjarrfikes dhe 3 nga sherbimi pyjor. Për shkak të terrenit malor është e pamundur ndërhyrja me mjet zjarrfikës.


