Një banesë pranë burgut të grave në Tiranë, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.
Mësohet se policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Zjarri ka rënë në katin e parë të një pallati dhe burime nga vendngjarja bëjnë me dije se paraprakisht nuk ka të lënduar.
Po punohet për zbardhjen e shkakut të zjarrit.