Një makinë është djegur gjatë natës së kaluar në Tepelenë. Mësohet se i është vënë zjarri mjetit tip ‘Benz’, në pronësi të avokatit Xhaferr Meçe, i cili është aktualisht anëtar i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tepelenës.
Ky i fundit ka folur, duke thënë se ngjarja është e qëllimshme.
“Zjarrvënia është e qëllimshme, pasi makinës i është thyer xhami. Zjarri nuk ka ardhur nga defekt teknik”, tha Meçe. Ndërkohë, Xhaferr Meçe ka qenë kryetar i degës së Partisë Demokratike në Tepelenë. Report Tv/


