Një zjarr ka shpërthye sot në periferi të Moskës, në selinë e qendrore të padepërtueshme të Shërbimit të Jashtëm Sekret (SVR), krahu i armatosur i spiunazhit rus jashtë vendit, theksoi një zëdhënëse e organizatës.
“Ka pasur një zjarr në këtë qendër”, theksoi zëdhënësja duke refuzuar të japë më shumë detaje. Sipas agjencisë ruse të lajmeve “Interfax”, zjarri kishte shpërthyer në pjesën nëntokësore të ndërtesës, në një vend ku po punohej dhe ku mbetën të bllokuar tre persona.
Kreu i shërbimit të shtypit të SVR-së, Serguei Ivanov theksoi se nuk kishte asnjë të plagosur. SVR-ja është pasardhëse e Drejtorisë së Përgjithshme të parë të KGB, shërbimi i spiunazhit sovjetik. Me rrëzimin e ish-Bashkimit Sovjetik, aktivitetet e KGB-së iu besuan dy institucioneve të ndara, SVR-së (Shërbimi i Jashtëm Sekret) dhe FSB-së (Shërbimi Federal i Sigurisë) që është ngarkuar me shërbimet sekrete në Rusi dhe kundërspiunazhit.


