Një kamion është përfshirë nga flakët te Rruga e Kombit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Rrëshen – Kalimash, në Reps, ku është përfshirë nga flakët në lëvizje kamioni që drejtohej nga F. K., 32 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.
Nga veprimet e kryera rezulton se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në sistemin e frenimit.
Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 05. 10. 2018, në aksin rrugorë Rrëshen – Kalimash, në Reps, është përfshirë nga flakët në lëvizje kamioni që drejtohej nga shtetasi F. K., 32 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë. Nga veprimet e kryera rezulton se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në sistemin e frenimit. Materialet i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, si ngjarje aksidentale.


