Një makinë është djegur gjatë orëve të vona në Gramsh.
Mësohet se automjeti tip ‘Benz’ me targë GR1700B është në pronësi të shtetasit me iniciale Y.B. efektiv pranë Komisariatit të Policisë Gramsh.
Në momentin që ka ndodhur ngjarja automjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së efektivit.
Ndërkaq, ende nuk dihen shkaqet e djegies së automjetit, nëse bëhet fjalë për një defekt teknik apo zjarrvënie të qëllimshme. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


