Një automjet tip ‘Opel Vectra’ me targa ‘VL7522C’ në pronësi të shtetasit G. H., është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në lagjen ‘LIrim’ në rrugën Zigur Lelo. Burimet paraprake tregojnë se dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme.
Autoritet kanë mbërritur në vendngjarje ku po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.