Një zjarr ka përfshirë një pallat në qytetin e Lushnjës këtë mbrëmje, duke rrezikuar banorët.
Zjarri ra në një biznes në kat të parë, si pasojë e një defekti në kabinës elektrike.
Tymi i përhap në të gjithë pallatin 15-katësh, duke shkaktuar panik mes banorëve, disa prej të cilëve u evakuuan, nga ballkonet e apartamenteve. Një grua raportohet se u asfiksuar dhe u dërgua në spital për trajtim mjekësor.


