Një magazinë është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, te “Kthesa e Kamzës”. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.
Zjarrfikëset dhe policia janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 24.03.2021, rreth orës 16:40, tek “Casa Italia” ka rënë zjarrë në një magazinë. Sherbimet e zjarrëfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


