Një vatër zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në malin e Shëngjinit, pranë rrugës kryesore në lagjen Sake, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me shkurre dhe bimësi.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri është favorizuar nga bimësia e dendur dhe e tharë, duke bërë që flakët të përhapen me shpejtësi në zonë.
Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse, të mbështetura edhe nga strukturat e emergjencave të Bashkisë Lezhë, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të situatës dhe izolimin e vatrës së zjarrit.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se deri tani nuk ka rrezik për banesat pranë zonës apo për akset rrugore. Ndërkohë, qarkullimi i automjeteve vijon pa probleme.


