Një zjarr i madh ka përfshirë një banesë në fshatin Sanxhak të Kurbinit në Lezhë.
Nga flakët ka mbetur i asfiksuar një 3- vjeçar i cili është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë.
Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e zjarrit ndërsa ende nuk dihet shkaku i zjarrit.