Një vatër zjarri ka rënë ditën e sotme në malin e Zavalinës në Elbasan. Raportohet se zjarri është i përmasave të mëdha dhe autoritetet po hasin vështirësi në stabilizimin e flakëve.
Forca të ushtrisë dhe emergjenca civile kanë marrë pjesë në shuarjen e flakëve në Zavalinë, përveç zjarrfikësve.


