• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
ZHVLERËSIMI I EUROS NË TREG/ Kreu i Eksporteve, Zusi: Kërkojmë lehtësira fiskale nga qeveria
Home
Ekonomi
Portret

ZHVLERËSIMI I EUROS NË TREG/ Kreu i Eksporteve, Zusi: Kërkojmë lehtësira fiskale nga qeveria

17 July, 2018 g.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Zhvlerësimi i monedhës europiane vijon të godasë eksportet shqiptare. Alban Zusi deklaron se është e domosdoshme që Ministria e Financave të reagojë duke krijuar lehtësira fiskale apo ulje tarifash. Kreu i qendrës shqiptare të eksporteve shprehet se ulja e fitimeve për eksportuesit do të thotë më pak punësim si dhe më pak të ardhura në buxhet. Pavarësisht ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë, një euro vijon të shkëmbehet me 125.84 lekë.

Eksportuesit kanë përsëritur apelin për mbështetje nga qeveria për shkak të dëmit që po pësojnë nga zhvlerësimi i euros. Kreu i qendrës së eksporteve shqiptare, Alban Zusi deklaron se duhet të merren masa që të ulen disa taksa apo tarifa në mënyrë që impakti për këto biznese të jetë më i vogël.

Zusi: Më e rëndësishmja është mirëmenaxhimi, kontrolli dhe auditimi, mbikëqyrja e tregjeve monetare për të parandaluar paratë e pista. Nga ana tjetër, është e domosdoshme që qeveria të fillojë të hartojë një plan për të mbështetur dhe lehtësuar aktivitetet eksportuese, në mënyrë që të lehtësohen tarifa dhe barra të karakterit tarifor, fiskal, shërbimesh të cilat rëndojnë eksportet, me qëllim që tu jepet sadopak oksigjen.  

Zusi sqaron se eksportuesit kanë ulur fitimet dhe kjo përkthehet në hapjen e më pak vendeve të punës .

Zusi: Në këto kushte, ekonomia shqiptare është duke e ndjerë por unë e kam thënë që në fillim të vitit që fenomeni do ndjehet shumë më tepër nga tetor-nëntori dhe do jetë i dukshëm nga pranvera e vitit të ardhshëm kur bizneset do të rezultojnë me fitime minimaliste, dikush me humbje, kur buxheti i shtetit nuk do të ketë më diferenca të tatim-fitimit për të vjelur, kur do të ulet norma e tatim-fitimit për vitin e ardhshëm.

Efekti i zhvlerësimit të euros është ndjerë në nivelin e eksporteve të cilat janë ulur gjatë qershorit me 11,9 %, në krahasim me majin e 2018. Zyrtarisht është pranuar dhe nga Ministria e Financave që vetëm në tre muaj efektet në buxhet, si pasojë e kursit të këmbimit janë 3.6 miliardë lekë më pak krahasuar me planin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NEGOCIATAT ME BE NË 2019/ Rama komenton rekomandimet e shteteve: Me Francën dhe Holandën kishim...
Previous article KAKA/ “Është e padrejtë të fajësosh Neymar për dështimin e Brazilit”

g.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT