• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Zhvlerësim i madh i valutave/ Monedha e përbashkët zbret nën 130 lekë, rënia më e madhe ditore…
Home
Ekonomi

Zhvlerësim i madh i valutave/ Monedha e përbashkët zbret nën 130 lekë, rënia më e madhe ditore…

20 March, 2018 F.autor Ekonomi

Monedha e përbashkët ka shënuar një tjetër rënie të fortë gjatës ditës së sotme, duke zbritur poshtë kuotës së 130 lekëve, për herë të parë që nga 4 gushti i vitit 2009, sipas serive kohore të publikuara nga Banka e Shqipërisë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 129.93 lekë, me një rënie ditore prej 0.93 lekë, pra gati një lekë, një nënçmim ditor historik ky. Kjo është dita e 14 radhazi me rënie, ndërsa që nga fillimi i shkurtit, euro ka fituar pikë vetëm 4 ditë.

Edhe dollari ka shënuar rënie të fortë, me 0.87 lekë, duke zbritur në 105.5 lekë, niveli më i ulët në gati katër vjet. Pa përjashtim të gjitha valutat kanë shënuar rënie në raportet ë këmbimit me lekun, me përjashtim të forintës hungareze.

Ekspertët e tregut valutor pohojnë se arsyeja kryesore lidhet me ofertën e lartë për valutë dhe kërkesën e dobët për lekë. Sot është dita e fundit të pagimit të sigurimeve shoqërore dhe bizneset kanë nxituar të thyejnë valutë.

Ekspertët pohojnë se njerëzit, duke parë tendencën e kursit në rënie, po nxitojnë të këmbejnë kursimet në valutë dhe bëhet fjalë kryesisht për ata që e kanë valutën në shtëpi. Ekspertët këshillojnë që sidomos emigrantët, të mos nxitojnë që të kthejnë kursimet në lekë. Ekspertët pohojnë se në treg është krijuar një lloj frike nga rënia e vazhdueshme e monedhës së përbashkët.

Aktualisht rreth 50% e kursimeve të shqiptarëve në banka janë në euro, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë.

Ekspertët pohojnë se me këtë që po ndodh është e vështirë që të bëhen parashikime për të ardhmen.

Edhe bankierët kanë pohuar për Monitor se arsyeja kryesore e kësaj situate lidhet me ofertën e lartë të euros në tregun vendas. Edhe pse Banka e Shqipërisë ka blerë euro së fundmi për nevojat e saj të rezervave valutore, kjo nuk ka ndikuar në frenimin e euros. Ata kanë pohuar se nuk ka tendencë të dukshme te konvertimit të depozitave nga euro në lekë. Sipas tyre, leku pritet vetëm të vlerësohet, përveçse ndodh ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Disa transaksione të mëdha këmbimi nga euro në lekë pritet të ndikojnë kursin në vijim.

Nga ana tjetër, me afrimin e verës oferta për valutë pritet të rritet, nga prurjet e emigrantëve dhe turistëve, që këtë vit pritet të jenë më të shumtë në numër.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Italia e re, Di Biagio projekton formacionin anti-Argjentinë
Previous article Aneta Rama “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”/ Këshilli Kombëtar i U.S.SH dekoron nënën e kryeministrit

F.autor

Postime të ngjashme

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike Ekonomi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

SHPENZIMET SIPAS QARQEVE/ Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga Ekonomi

SHPENZIMET SIPAS QARQEVE/ Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet Ekonomi

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT