anë përcjellë sot për në banesën e fundit dy kushërinjtë e vrarë mbrëmjen e së dielës në Laç, Mikel dhe Jani Jushi.
Një numër i madh njerëzish kanë marrë pjesë në funeralin e tyre, ndërsa mësohet se familjarët kanë zgjedhur heshtjen lidhur mbi ngjarjen që u mori të afërmit e tyre.
Ditën e sotme të tre autorët e përfshirë në ngjarje, janë dorëzuar në Polici, ndërkohë është ende e pashpjegueshme se si një nga autorët, Manuel Bushi, lëvizte i lirë, kur ishte shpallur në kërkim që nga viti 2015.
Bushi ishte autor i disa veprave penale të rënda, nga grabitje deri në plagosje dhe ishte dënuar me 9 vite burgim në mungesë.
Por çuditërisht ai jetonte në Laç qetësisht deri natën kur u shfaq sërish në skenën e krimit, duke vrarë dy kushërinjtë Jushi.