• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZHVILLIMI I MËSIMIT PASDITE/ Prindërit e fëmijëve në protestë: Nuk do të pranojmë…
Home
Sociale

ZHVILLIMI I MËSIMIT PASDITE/ Prindërit e fëmijëve në protestë: Nuk do të pranojmë…

20 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Prindërit e fëmijëve të dy klasave në shkollën “Mësonjëtorja e Parë Shqipe” në qytetin e Korçës protestojnë kundër vendimit për ta zhvilluar pasdite mësimin.

Ata thonë se nuk do t’i dërgojnë fëmijët në shkollë deri në zgjidhjen e problemit. Sipas tyre zhvillimi i mësimit për dy klasat e pesta pasdite është i papërshtatshëm dhe thonë se fëmijët nuk do të mund ta përballojnë ngarkesën.

“Klasa e pestë këtë vit ka provime, ne nuk do të pranojmë që të kthehet pasdite. Fëmijët nuk i çojmë në shkollë. Ne si prindër nuk jemi dakord që mësimi të zhvillohet pasdite. U bie e gjithë ngarkesa fëmijëve”, shprehen disa prej prindërve.

Drejtoria Arsimore Rajonale sqaron se vendimi për kthimin e mësimit pasdite ka ardhur si pasojë e mbipopullimit të shkollës.

“Fakt është se ambientet nuk janë të mjaftueshme që të gjithë të zhvillojnë mësimin paradite dhe detyrohemi që 2 nga klasat t’i çojmë pasdite. Pastaj nëse janë klasa e 5-të, apo e 4-të, ka një drejtues që po e ndjek çështjen. Por nuk shikoj ndonjë vështirësi, pasi ne u përgjigjemi nga ana infrastrukturore dhe realizojmë zhvillimin normal të mësimit”, u shpreh Kristaq Grabocka, Drejtor i DAR, Korçë.

Dy prej shkollave të qytetit të Korçës përballen me mbingarkese si pasojë e kërkesës së lartë të prindërve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIGJI PËR TEATRIN/ Vasili i përgjigjet Ruçit: Kishte shans për t’u distancuar, zgjodhe të bëheshe njësh me hajdutët
Previous article VEPRIMI I TUNËS DO TË "THYEJË" INTERNETIN/ Ja puthja lesbike me modelen e njohur

k.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT