• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZHVILLIMI I AKUAKULTURËS/ Çuçi në Vlorë: Shqipëria ka kapaciteti rreth 10 mijë ton peshk në vit
Home
Sociale

ZHVILLIMI I AKUAKULTURËS/ Çuçi në Vlorë: Shqipëria ka kapaciteti rreth 10 mijë ton peshk në vit

6 July, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Shqipëria ka një kapacitet prej 10 mijë ton peshk për zhvillimin e akuakulturës në det. Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi ishte në Gjirin e Vlorës aty ku ushtrojnë aktivitet 7 subjekte të rritjes së kocës dhe levrekut. Çuçi tha se Saranda dhe Vlora janë dy zonat prioritare për zhvillimin e këtij sektori të rëndësishëm të ekonomisë blu.

“Ka pasur mangësi në një planifikim dhe strategji më të mirë të këtij sektori. Prandaj ne bashkë me ekspertët e huaj përmes fondeve të Bashkimit Europian kemi bërë studimin për të gjithë sektorin dhe kemi arritur në përfundimin që kapaciteti i Shqipërisë për akuakulturë është rreth 10 mijë ton në det. Po të fusim këtu edhe ujërat e brendshëm, pra akuakulturën nëpër liqene artificiale, dhe troftikulturën shkojmë deri në 15-20 mijë ton prodhim peshku nga akuakultura”, tha ministri Çuçi.

Studimi parashikon që koshat ku rritet peshku do të largohen nga bregu me qëllim që edhe impakti mjedisor të ulet duke rritur cilësinë dhe garantuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe miqësor me mjedisin. Në periudhën janar – maj 2020 janë eksportuar rreth 1200 ton prodhime shqiptare të akuakulturës drejt tregjeve të BE, si prodhime me vlerë të lartë të çertifikuar sipas standardeve më të mira, deri edhe në standardin pa asnjë antibiotik, që është shumë i rrallë në Mesdhe.

“Edhe pse ne kemi pranë Greqinë dhe Turqinë, që janë kampionë përsa i përket akuakulturës, produktet tona e sidomos këto të Gjirit të Vlorës, konkurrojnë denjësisht në tregjet italiane”, tha ministri Çuçi.

Aktualisht nga subjektet e akuakulturës në Gjirin e Vlorës prodhohen rreth 3200 ton peshk, ndërsa investimet e kryera në stabilimentet e prodhimit vlerësohen në rreth 25 milionë euro. Tendenca zhvillimit të akuakulturës në botë vlerësohet me rreth 20% rritje. Edhe në Shqipëri prej vitit 2014 akuakultura është rritur me rreth 48%.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TEK SPITALI INFEKTIV/ Jashtë rrethimit të sigurisë, me ndërresa, ushqime dhe ujë, ja si presin të afërmit e pacientëve të shtruar (FOTOT)
Previous article SHPRESË NË MAQEDONINË E VERIUT/ Bie ndjeshëm numri i viktimave dhe i të infektuarve. SHIFRAT

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo Aktualitet

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar Aktualitet

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT